UBT News

Pse ndodhin efektet anësore të vaksinës dhe kur duhet të shqetësoheni?

Dridhjet, dhimbja e kokës dhe lodhja pas një doze janë krejtësisht normale. Por reagimet mund të ndryshojnë shumë, dhe ato nuk pasqyrojnë se si sistemi juaj imunitar do të përgjigjet ndaj infeksionit.

Efektet anësore mund të jenë një parandalues ​​i fuqishëm që njerëzit të vaksinohen. Për të adresuar këtë çështje, disa vite më parë një grup shkencëtarësh – bënë një eksperiment për të parë këto reagime të pakëndshme. Studimi përfshiu më shumë se 300 veteranë mbi moshën 65-vjeçare të cilëve iu dha ose një dozë gripi me një injeksion. Efektet anësore u ndanë në dy grupe thotë Robert Jacobson, drejtor mjekësor në Klinikën Mayo.

“Rreth pesë përqind thanë se u sëmurën më shumë sesa kishin qenë ndonjëherë gjatë gjithë jetës së tyre”, sipas tij, dhe u ankuan për dhimbjet e kokës dhe ethet më të këqija gjatë gjithë jetës së tyre.

Studimet e fundit tregojnë se disa efekte anësore nga vaksinat COVID-19, nuk janë për shkak të vaksinimit, por lindin nga frika.

“Ne e kemi parë këtë edhe në ushtri, kur rekrutët e rinj, që mendojnë se mund të tolerojnë gjithçka, iu bie të fikët kur marrin injeksione, sepse trupi i tyre reagon shumë”, thotë Jacobson.

Në këtë rast studimet e vaksinës Pfizer/BioNTech, 23 përqind e njerëzve të moshës 16 deri në 55 vjeç që morën vaksinën u ankuan për lodhje pas dozës së dytë, dhe 24 përqind vunë re dhimbje koke.

Megjithatë, është e rëndësishme t’i vini këto efekte anësore në perspektivë, sepse janë reagime të lehta, të përkohshme dhe kalimtare që zhduken brenda disa ditësh.

Çfarë i shkakton reaksionet imune?

Reagimi i menjëhershëm fizik ndaj vaksinës COVID-19 shkaktohet nga sistemi imunitar i lindur. Kur një person merr një dozë të vaksinës, një tufë e qelizave të bardha të gjakut mbërrijnë në vendin e injektimit dhe fillojnë prodhimin e kimikateve të quajtura citokina. Kjo përgjigje shkakton një gamë të gjerë të simptomave, nga inflamacion dhe ënjtje në vendin e injektimit deri në ethe, lodhje dhe të dridhura.

Si rezultat, efektet anësore janë një reagim i natyrshëm ndaj vaksinimit. Nga rreth 3 milionë e 600 mijë njerëz të vaksinuar që morën pjesë në një sondazh në shkurt, afërsisht 70 përqind raportuan dhimbje në vendin e injeksionit, 33 përqind ndiheshin të lodhur, 29 përqind kishin dhimbje koke, 22 përqind kishin dhimbje muskulore dhe 11 përqind përjetuan të dridhura dhe ethe pas vaksinës së COVID-19. Simptomat ishin edhe më të theksuara pas dozës së dytë.

Pse ndryshojnë reagimet ndaj vaksinave dhe çfarë na tregojnë ato?

Pra jo të gjithë përjetojnë efekte anësore pas një vaksine. Disa ndihen mirë pas të dy dozave. Shkencëtarët nuk e dinë vërtet pse, thotë Sujan Shresta.

“Por nuk është për t’u habitur që secili person merr përgjigjen imune ndryshe”, deklaroi ajo.

Për shembull, gratë, zakonisht kanë reagime më të forta imune sesa burrat, të cilat mund të jenë pjesë e asaj që i bën ato më të prirura të vuajnë nga efektet anësore nga vaksinimi.

Edhe nëse nuk keni ndonjë reagim të pakëndshëm, vaksinat janë duke bërë punën e tyre, sepse puna e vërtetë e sistemit imunitar zhvillohet gjatë fazës së dytë. Kjo është edhe arsyeja pse njerëzit shpesh kanë reagime më rigoroze ndaj dozës së dytë. Megjithatë ende nuk dihet nëse dikush që nuk ka imunitet të lindur do të jetë më i prekshëm ndaj COVID ose më rezistent.

Gratë përjetojnë më shumë efekte anësore

Në një studim të shkurtit që shqyrtoi të dhënat nga 13.7 milionë marrësit e parë të vaksinave COVID-19, zbuluan se gati 80 përqind e njerëzve që raportuan reagime ishin femra, edhe pse vetëm 61.2 përqind e injeksioneve iu ishin dhënë grave. Njejtë CDC raportoi se 44 nga 47 kanë qenë femra që raportuan për reagimet e pakëndshme.

Shumica e njerëzve që kanë pasur mpiksje të gjakut me vaksinën J&J, dhe gjithashtu vaksinën AstraZeneca në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ishin femra.

Femrat gjithashtu duket se kanë një sistem imunitar më të fuqishëm në reagimet e tyre imunitare adaptive.

“Femrat kanë një përgjigje më të fortë të antitrupave sesa meshkujt, por është një shpatë me dy teha, sepse kjo është arsyeja pse gratë kanë më shumë sëmundje auto-imune sesa burrat”, thotë studimi.

Efektet anësore kundrejt ndodhive anësore

“Por efektet anësore dhe ndodhitë anësore – të cilat shpesh ngatërrohen – nuk janë të njëjtat”, thotë Wherry. “Efektet anësore janë mjaft të zakonshme – ndodhin ndoshta 50 deri në 70 përqind të kohës. Por ndodhitë anësore janë të rralla dhe të papritura, si çrregullimet e mpiksjes”.

Menjëherë pas injeksionit, rreth dy deri në pesë persona në milionë përjetojnë anafilaksi, një reaksion i rëndë alergjik që shkakton një rënie dramatike të presionit të gjakut dhe vështirësi në frymëmarrje. Por edhe kjo është lehtësisht e shërueshme me një EpiPen dhe antihistaminë, prandaj të gjithëve u kërkohet të rrinë rrotull për 15 minuta pas marrjes së vaksinës.

Mpiksjet e gjakut nga vaksinat Johnson&Johnson, që kanë ndodhur brenda gjashtë deri në 13 ditë nga marrja e dozës, mund të jenë të rrezikshme madje edhe për jetën. Por incidenca është mjaft e ulët; ka vetëm 23 raste të konfirmuara nga 8.4 milionë doza të vaksinës.

A po i vërejnë të gjitha efektet anësore?

Ekziston njëfarë shqetësimi se mund të ketë efekte të tjera të pafavorshme që kanë kaluar kryesisht të paraportuara.

Të tre vaksinat COVID-19 që janë autorizuar në Shtetet e Bashkuara janë testuar në dhjetëra mijëra njerëz, dhe prodhuesve iu kërkua të përcjellnin të paktën gjysmën e marrësve të vaksinave për dy muaj pasi që kishin marrë të dy dozat. Por tani që më shumë se 116 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht, mund të shfaqen efekte anësore të rralla që nuk shfaqen në prova më të vogla njerëzore – kjo është arsyeja pse sistemet e mbikëqyrjes janë të rëndësishme./UBTNews

(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim)

Exit mobile version