UBT News

Pse ndiheni të lodhur tërë ditën?

A ndiheni vazhdimisht të lodhur gjatë ditës kur jeni në punë? Ndoshta keni mungesë të energjisë edhe pas përfundimit të një shujte e për këtë nuk dini asgjë.

Kjo edhe mund të jetë duke ju ndodhur për një kohë të gjatë, mund të jenë disa shkaktarë për të cilët nuk keni menduar asnjëherë më parë.

Mungesa e hekurit – E keni pak hekur në trup, kjo do të thotë se më pak oksigjen do të arrijë tek muskujt si rezultat i kësaj, qelizat do t’ju bëjnë të ndjeheni më të lodhur tërë kohën. Kjo mund të shpjerë deri tek anemia, hani ushqime që përmbajnë sasi të mjaftueshme të hekurit.

Varësia ndaj kafes – Fakt i njohur se kafeja, e cila përmban sasi të larta të kafeinës, ju mban zgjuar për periudha më të gjata. Asnjëherë nuk duhet ta konsumoni më shumë se ç’duhet pasi që do ta çrregulloni gjumin.

Shpenzimi i kohës në celular apo internet – Mungesa e gjumit është ndër arsyet kyçe pse ndjeheni të lodhur ditën tjetër. Celulari dhe laptopi duhet fajësuar për këtë, pasi që drita e tyre e çrregullon sistemin e gjumit dhe pengon në proceset normale të trupit.

Shmangia e mëngjesit – Shujta më e rëndësishme e ditës, nëse jeni person që e shmangin mëngjesin, mundësitë janë të mëdha që do të ndjeheni të lodhur gjatë ditës. Mëngjesi juaj duhet të jetë kombinim i karbohidrateve me proteina dhe yndyra.

Dehidratimi – Nuk ka ndonjë dyshim se uji është ndër elementet më të rëndësishme në jetë Dehidratimi është ndër arsyet tjera kryesore prapa lodhjes. Veç kësaj, kur trupi ka mungesë uji, e zvogëlon volumin e gjakut në arterie. Kjo gjë shpinë në zvogëlimin e shpejtësisë me të cilën oksigjeni arrinë në pjesët e ndryshme të trupit. /UBT News/

Exit mobile version