UBT News

Pse ndihemi çuditshëm kur ndërrohet ora?

Të shtunën n ë03:00 pas mesnate akrepat e orës janë kthyer për 60 minuta mbrapa.

Tashmë llogaritet koha dimërore deri më 31 mars 2025, kur në orën 03:00 të mëngjesit hyn në fuqi llogaritja e orës verore.

Ora diellore është praktika e lëvizjes së orëve një orë përpara nga koha standarde gjatë muajve të verës dhe ndryshimit të orës përsëri në vjeshtë.

Ideja e këtij ndërrimi është se kjo na lejon të përdorim më mirë dritën natyrale të ditës.

Lëvizja e orës një orë përpara në pranverë na jep më shumë dritë të ditës gjatë mbrëmjeve të verës, ndërsa lëvizja e orës një orë prapa në vjeshtë na jep më shumë dritë të ditës gjatë mëngjeseve të dimrit.

Ajo që dihet dhe nuk duhet mohuar është se ndihemi pak ndryshe derisa të ambientohemi me këtë ndryshim sidomos në stinën e dimrit kur përtojmë të zgjohemi e fillojmë aktivitetet e ditës. /UBTNews/

Exit mobile version