A keni vënë re ndonjëherë se hapja e gojës është “ngjitëse”?
Mjafton të shohim dikë duke e bërë këtë, qoftë në transport publik apo në televizor, dhe instinktivisht edhe ne e bëjmë të njëjtën gjë.
Sipas Dr. Reyan Saghir nga Kolegji i Londrës, hapja e gojës është një aktivitet i pavullnetshëm që përfshin hapjen e gjerë të nofullës, frymëmarrje të thellë dhe frymënxjerrje të ngadaltë.
Shkencërisht, arsyeja pse e bëjmë këtë nuk është më shumë mungesa e oksigjenit, siç mendohej dikur.
Teoria më e pranuar është se hapja e gojës ndihmon në zgjuarjen e trupit, kur jemi të lodhur ose kur shikojmë përmbajtje të mërzitshme.
Studimet tregojnë se pas hapjes së gojës, rrahjet e zemrës rriten dhe arrijnë kulmin brenda 10–15 sekondave.
Një faktor tjetër është empatia. Kur shohim të tjerët duke hapur gojën, truri e përpunon këtë s sinjal për ta bërë të njëjtën, një mekanizëm që ndihmon zhvillimin psikosocial dhe neurologjik.
Kjo sjellje kopjuese nuk ndodh vetëm me hapjen e gojës; ne imitojmë automatikisht fjalë (ekolalia) dhe veprime të tjera (ekopraksia) për t’u përshtatur me njerëzit përreth.
Në fakt, hapja e gojës është një tregues i empatisë dhe reflekton dëshirën tonë për të forcuar lidhjet me të tjerët. /A.Z/UBT News/
