UBT News

Pse na bien flokët gjatë vjeshtës?

Nuk ka asnjë shpjegim shkencor se pse priremi të humbim më shumë flokë në stinën e vjeshtër, por ka disa teori për këtë. Disa ekspertë besojnë se kemi nevojë për më shumë flokë në verë për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit, dhe fillojmë t’i humbasim fijet në fillim të vjeshtës.

Të tjerë thonë se stresi që vuajmë pas verës është ai që shkakton rënien e flokëve, dhe madje disa pohojnë se mungesa e dritës direkte të diellit gjatë vjeshtës ndikon shumë në hormonet që rrisin flokët.

Këto janë edhe arsyetime të mundshme të rënies së flokëve gjatë vjeshtës:

Rënia sezonale e flokëve kundër Alopecia-s – Alopecia është çrregullim që përfshin rënien e flokëve. Mund të jetë gjenetik, i shkaktuar nga ndryshimet hormonale, stresi ose ushqimi jo i duhur. Është e ndryshme si për meshkujt ashtu edhe për femrat për sa i përket se ku fillon rënia e flokëve dhe sa vëllim humbet. Rënia sezonale e flokëve është një formë e alopecisë, por është e natyrshme në krahasim me llojet e tjera të alopecisë. Ato përfshijnë:

Alopecia androgjenike – Ky është lloj i zakonshëm i rënies së flokëve që prek shumicën e njerëzve mbi 50 vjeç. Zhvillohet më shumë te burrat se te gratë, shkaktohet nga faktorë gjenetikë. Është e zakonshme te meshkujt për shkak të shndërrimit të testosteronit në dihidrotestosteron që pengon rritjen e flokëve të rinj gjatë fazës anagenike.

Alopecia Areata – Alopecia Areata është një çrregullim që prek imunitetin e trupit, duke dobësuar folikulat e flokëve, duke çuar në rënien e flokëve.

Anagen Effluvium – Humbje anormale e flokëve që shkaktohet kryesisht nga ilaçet që përdoren për trajtimin e kancerit ose ekspozimi ndaj kimikateve toksike.

Si të ndryshoni rënien sezonale të flokëve nga Alopecia?

Nëse keni pyetur veten nëse rënia juaj e flokëve është sezonale apo Alopecia, si mund t’i dalloni të dyja?

Gjatë rënies sezonale të flokëve vëllimi dhe dendësia e flokëve mbeten të njëjta e nuk ka dallim të dukshëm në pamjen e flokëve. Gjatë alopecisë, dendësia e flokëve ulet në zona të veçanta apo edhe në të gjithë skalpin e kokës dhe ato duken më të hollë dhe të pashëndetshëm. /UBT News/

Exit mobile version