UBT News

Pse mushkonjat bëjnë zhurmë natën te veshët tuaj?

Përderisa vetëm mushkonjat femra ushqehen me gjak njeriu, mushkonjat e të dy gjinive mund të prodhojnë atë zhurmën e bezdisshme që ju mban zgjuar natën. Sidoqoftë, nuk e bëjnë këtë që vetëm t’ju zemërojnë, kanë arsye të fuqishme për këtë.

Sipas një studimi, mushkonjat tërhiqen nga aroma e pjesëve të ndryshme të trupit. Kur flemë, ne e mbulojmë trupin me një çarçaf, teksa fytyrat i kemi të ekspozuara. Veshët janë një nga pjesët më të papastra të trupit, prandaj kjo është arsyeja pse mushkonjat sillen andej.

Edhe pse duket sikurse po këndojnë, mushkonjat nuk janë duke kënduar në veshët tuaj. Tingulli është krijuar nga përplasja e shpejtë e krahëve të tyre, e cila është aq e shpejtë sa 250 lëvizje në sekond. Gjithashtu mushkonjat komunikojnë me njëra-tjetrën duke bërë tinguj dhe madje mund të bëjnë një “duet çiftëzimi”.

Si t’i largoni ato?

Duhet të vishni rroba me ngjyra të lehta, meqë mushkonjat tërhiqen nga ngjyrat e errëta, duhet të pastroheni para se të flini, nuk duhet të pini birra, dhe duhet të vendosni bimë në dhomën tuaj./UBTNews

Exit mobile version