UBT News

Pse mund të përjetoni ankth pas konsumimit të alkoolit?

Mëngjesi pas një nate që keni konsumuar shumë alkool nuk është kurrë argëtues sepse shoqërohet me dhimbje të tmerrshme koke, lodhje, etje ose vjellje. Por disa njerëz thonë se pasi kanë konsumuar për herë të parë alkool, janë përballur edhe me ankth.

Sipas disa vlerësimeve, ankthi pas konsumimit të tepërt të alkoolit prek rreth 12% të njerëzve dhe mund të ndryshojë në ashpërsi dhe në varësi të personit.

Ndërsa trupi rimëkëmbet pas asaj gjendje, konsumimi i tepërt krijon edhe gjendje stresi fiziologjik. Në përgjithësi, stresi fiziologjik ndodh kur trupi është nën presion si për shembull nga një sëmundje ose lëndim. Konsumimi i tepërt i alkoolit funksionon në të njëjtën mënyrë. Jo vetëm që shkakton ndryshime në sistemin imunitar, por gjithashtu rrit nivelet e kortizolit, shpesh i quajtur hormoni i stresit, presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, ndryshime këto që ndodhin edhe me ankthin.

Truri gjithashtu përjeton ndryshime. Hulumtimet tregojnë se aktiviteti i trurit që përfshin dopaminën, një lloj neurotransmetuesi që është më i ulët gjatë konsumimit të tepërt të alkoolit. Kjo është e rëndësishme, pasi dopamina luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e ankthit. Stresi i shtuar gjatë konsumimit të alkoolit gjithashtu mund ta bëjë të vështirë për dikë që të përballet me çdo stres shtesë që mund të ndodhë gjatë gjithë periudhës.

Është interesante se stresi dhe mungesa e gjumit, mund të çojnë në rënie të disponimit ashtu edhe në funksionin njohës përfshirë vëmendjen dhe kujtesën. Lodhja, stresi dhe ballafaqimi me simptoma të tjera të pakëndshme të konsumimit të tepërt të alkoolit gjithashtu mund ta bëjnë të vështirë menaxhimin e detyrave të përditshme.

Hulumtimi ka treguar se njerëzit përjetojnë ndryshim negativ në emocionet e tyre pas konsumimit të tepërt të alkoolit. Me fjalë të tjera, njerëzit ndihen keq pas konsumimit të alkoolit dhe e kanë të vështirë të rikthehen në gjendjen e mëparshme.

Por pse disa njerëz përjetojnë ankth, ndërsa të tjerët jo?

Dhimbja vjen pas konsumimit të alkoolit, qoftë në formë të dhimbjes së kokës apo dhimbje muskulore. Por hulumtimet tregojnë se njerëzit që kanë prirje për t’i ekzagjeruar dhimbjet ose për të pritur më të keqen, kanë më shumë gjasa të përjetojnë ankth. Kjo tregon se pse disa njerëz përjetojnë ankth, ndërsa të tjerët jo.

Njerëzit që kanë të ngjarë të përjetojnë ankth në përgjithësi mund të jenë gjithashtu të ndjeshëm ndaj ankthit. Ngjarjet negative të jetës, depresioni ose zemërimi gjatë pirjes, ndjenja e fajit nga pirja dhe madje edhe disa tipare të personalitetit janë të lidhura gjithashtu me ndryshimet e humorit. Madje, ankthi është raportuar të jetë më i lartë te njerëzit që thonë se janë shumë të turpshëm dhe mund të lidhen me simptomat e çrregullimit të përdorimit të alkoolit.

Ndryshimet e humorit pas konsumimit të tepërt të alkoolit nuk janë vetëm të pakëndshme, por mund të lidhen edhe me pirjen problematike, rritjen e konfliktit me të tjerët dhe uljen e produktivitetit në punë./UBTNews/

Exit mobile version