Vizita e kancelares Angela Merkel në Serbi dhe Shqipëri është komentuar për mungesën e një vizite dhe në Kosovë.
Christian Lichtwardt përfaqësues për mediat i qeverisë gjermane, ka thënë për gazetën Express, se ishte e vështirë që kancelarja të vizitonte gjithë kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor.
Përfaqësuesi i qeverisë gjermane është shprehur se: “Logjistikisht dhe në aspektin kohor, do të kishte qenë e vështirë të udhëtosh në të gjashtë kryeqytetet. Prandaj, ne jemi të kënaqur që të gjithë ranë dakord të vinin në Tiranë”.
Merkel zhvillon vizitën e fundit në Ballkanin perëndimor si kancelare. Një ditë më parë ajo ishte në Beograd, ku takoi kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, ndërsa sot ka nisur vizitën në Tiranë ku pritet të takohet edhe me kryeministrat e Ballkanit të pranishëm në kryeqytetin shqiptar.