UBT News

Pse lëkura bëhet e gjelbër nga bizhuteritë?

Një reaksion kimik i padëmshëm, por i bezdisshëm për lëkurën. Për të shmangur zverdhjen ose gjelbërimin e saj lyeni pjesën e bizhuterisë me shtresë llaku transparent për thonj e pastroni bizhuteritë për të hequr mbetjet e losionit, djersës dhe papastërtive.

Është zhgënjyes kur gjeni unazën, varësen, vathët a byzylykun e përsosur, i mbani gjithë ditën e lëkura juaj nën to bëhet e gjelbër. Pasi të kalojë ndjenja e bezdisjes, pyesni veten: pse ndodh kjo? Përgjigjja është e thjeshtë dhe më poshtë gjeni disa këshilla si ta parandaloni.

Pse lëkura bëhet e gjelbër kur mbani disa bizhuteri?

Bakri është fajtor në shumicën e rasteve. Bizhuteritë prej bakri reagon me djersën, losionet apo produktet tjera në lëkurë dhe të oksidohen.

Gjatë oksidimit ndodhin reaksione kimike që krijojnë një shtresë të gjelbër në sipërfaqen e bizhuterisë, e cila më pas ngjitet mbi lëkurë.

Megjithatë, bakri nuk është gjithmonë arsyeja e vetme.

“Duhet të jemi të kujdesshëm me çdo lloj bizhuterie që nuk është ar nga i pastër se përbërja e saktë e aliazheve nuk është e qartë. Shumë njerëz kanë probleme me niklin po aq sa me bakrin, pasi alergjitë ndaj niklit janë të zakonshme,” tha Tori Dundas, themeluese dhe presidente e True Curated Designs.

Ngjyra e gjelbër nuk është alergji

Shumë e ngatërrojnë këtë dukuri me alergjinë ndaj bakrit, por nuk është e tillë.

“Është e rëndësishme të kuptohet se kjo është reaksion oksidimi, jo alergji e lëkurës. Është shtresë e mbetur që vendoset mbi lëkurë. Mund të fshihet, por ndonjëherë është kokëfortë,” thotë Beatrix Bell nga Beatrixbell Handcrafted Jewelry.

Meqë djersitja është e pashmangshme, është e mundshme që bakri të reagojë me lëkurën. Ka edhe përjashtime: nëse pas mbajtjes së bizhuterive prej bakri shfaqen kruarje apo skuqje, kjo mund të jetë shenjë alergjie.

Si të parandaloni gjelbërimin e bizhuterive?

▪ Lyeni pjesën e bizhuterisë që prek lëkurën me shtresë llaku transparent për thonj, për të krijuar një barrierë.
▪ Pastroni bizhuteritë për të hequr djersën, losionet dhe papastërtitë.
▪ Ruajini në ambient të thatë.
▪ Mbajeni lëkurën sa më të thatë kur mbani bizhuteri.
▪ Shmangni t’i mbani në ditë të nxehta, kur djersitja është më e madhe.
▪ Hiqni bizhuteritë gjatë larjes ose pastrimit.
▪ Preferoni bizhuteri prej çeliku inox, platini ose prej metaleve të çmuara si ari dhe argjendi i pastër. 

Exit mobile version