UBT News

Pse konsiderohet e premtja e datës 13 e pafat?

Kur flasim për fatin e keq, në kulturën perëndimore janë disa besëtytni, sikurse e premtja e datës 13. Besëtytni konsiderohet edhe kur macja e zezë tejkalon rrugën apo edhe thyerja e pasqyrës. Por as ata që besojnë në besëtytni nuk mund të dalin me një sqarim se pse besojnë në to.

Kjo datë u emërua si “paraskevidekatriaphobia” – një formë e specializuar e triskaidekaphobias, frika nga numri 13.

Ndonëse e premtja e datës 13 mund të konsiderohet si fenomen i rrallë, në kalendarin gregorian thuhet se data 13 e secilit muaj ka më shumë gjasa t’i bie e premte se çdo ditë tjetër e javës. 

Por nuk është besëtytni universale: Në Greqi dhe vendet spanjisht-folëse, e marta e datës 13 konsiderohet ditë e pafat, ndërsa në Itali, e premtja e datës 17 pritet me frikë. Sidoqoftë, në këtë muaj është vetëm një në kalendar: E premte, 13 gusht.

Sikurse besëtytnitë tjera që kanë evoluar me kohën, nuk mund të përcakohet origjina e kësaj besëtytnie. Por ajo që dihet është se e premtja dhe numri 13 konsiderohen ters në kultura të ndryshme.

Charles Panati në librin e tij “Extraordinari Origins of Everyday Things”, theksoi se kjo besëtytni nga Skandinavia u përhap në jug në të gjithë Evropën, duke zënë vend në Mesdhe me fillimin e epokës së krishterë./UBTNews

Exit mobile version