Ditëve të fundit nëse keni lëvizur në Twitter mund t’i keni parë disa postime të kompanive me nga një fjalë të vetme.
Gjithçka filloi kur një kompani amerikane e trenave aksidentalisht shkroi fjalën “trenët” të enjten mbrëma. Postimi në Twitter mori mbi 184 mijë pëlqime.
trains
— Amtrak (@Amtrak) September 1, 2022
Duke mos dashur ta humbin mundësinë për promovim, një numër kompanish krijuan postime të ngjashme, duke nisur një trend viral.
Atyre iu bashkua një lider botëror, një ikonë sportive dhe madje edhe një superhero i Marvel-it, teksa trendi mori hov. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden gjeti kohë nga orari i tij ngjeshur si udhëheqës për të postuar në Twitter fjalën “demokraci” – diçka që ai ka frikë se është nën kërcënim në ShBA për shkak të “ideologjisë ekstreme” të Donald Trump dhe mbështetësve të tij./UBTNews/
democracy
— President Biden (@POTUS) September 2, 2022