UBT News

Pse kemi marramendje kur zgjohemi nga gjumi?

Ekzistojnë një mori shkaqesh që mund të shkaktojnë marramendjen tuaj në mëngjes. Marramendja e mëngjesit është diçka që u ndodh herë pas here shumë njerëzve dhe nuk është shkak për shqetësim.

Nëse ndiheni të trullosur në mëngjes, menjëherë pasi jeni zgjuar, kjo mund të jetë rezultat i ndryshimit të papritur të ekuilibrit pasi trupi juaj përshtatet nga një pozicion i shtrirë në një pozicion në këmbë.

Nëse keni probleme me ftohjen ose sinuset, mund të vëreni se marramendja keqësohet për shkak të lëngjeve të tepërta dhe ënjtjes në sinus.

Ekspertët kanë renditur disa shkaqe tjera pse na ndodh të kemi marramendje sapo jemi zgjuar, të cilat i kemi renditur si më poshtë:

Apnea e gjumit – Marramendja gjatë ditës është simptomë e zakonshme e apneas së gjumit. Apnea është gjendje penguese e frymëmarrjes, që do të thotë se ndaloni përkohësisht frymëmarrjen gjatë natës nëse e keni atë. Këto ndërprerje çojnë në nivele më të ulëta të oksigjenit, që mund të shkaktojë marramendje kur zgjoheni në mëngjes.

Dehidrimi – Një nga shkaqet më të zakonshme të zgjimit me marramendje është dehidrimi. Nëse pini alkool para gjumit, mund të jeni veçanërisht të dehidratuar kur zgjoheni në mëngjes. Edhe nëse nuk pini, mund të dehidratoheni nëse punoni në një mjedis të nxehtë, nuk pini mjaft lëngje, konsumoni shumë pije me kafeinë ose djersitni shumë.

Sheqeri i ulët në gjak – Nëse zgjohuni të trullosur në mëngjes mund të jetë shenjë se keni sheqer të ulët në gjak. Kjo gjendje mund t’ju bëjë me marramendje para se të keni ngrënë mëngjes. Nëse keni diabet dhe merrni insulinë ose medikamente tjera, mund të bëheni hipoglikemik (sheqer i ulët në gjak) në mëngjes nëse nuk hani mjaftueshëm një natë më parë ose nëse doza e mjekimit është shumë e lartë.

Medikamentet – Nëse jeni duke marrë rregullisht ndonjë medikament, mund të jenë shkaku i marramendjes stë mëngjesit. /UBT News/

Exit mobile version