Kafeja dhe çaji janë dy pijet që konsumohen më së shumti. Madje, në mëngjes, njerëzit më përpara zgjedhin një filxhan kafe sesa një çaj.
1.Kafeja ju ndihmon edhe për stërvitje
Nëse ju pëlqen të zgjoheni herët dhe të stërviteni, kafeja ju ndihmon. Duke e marrë parasysh faktin që kafeja ka një sasi të madhe të kafeinës, ajo mund të përmirësojë performancën tuaj fizike dhe të zvogëlojë lodhjen nga ushtrimet.
2.Kafeja ju ndihmon në koncentrim
A ju duhet koncentrim teksa po studioni për një provim ose a jeni pjesë e ndonjë aktiviteti që kërkon koncentrim? Në këtë rast kafenë duhet ta keni opsion!
Kjo pije për shkak të sasisë së madhe të kafeinës, ju ndihmon që të jeni më produktiv madje edhe gjatë orëve të natës. Kafeja po ashtu ju ndihmon të rrini zgjuar.
3.Kafeja ju ndihmon të humbni peshë
Studimet thonë se konsumimi i kafesë lidhet me nivele më të ulëta të yndyrës, sidomos te meshkujt. Një studim tjetër interesant tregon se acidi klorogjenik është një substancë e fuqishme për zvogëlimin e peshës trupore, duke konfirmuar kështu që kafeja është një zgjidhje interesante për dikë prej nesh që dëshiron figurë më të mirë trupore./UBTNews