UBT News

Pse ka pasqyra në ashensor?

Shumë persona shikojnë veten në pasqyren e ashensorit ose bëjnë foto kur futemi aty. A keni menduar ndonjëherë, pse ka pasqyra?

Prania e saj përdoret për të rregulluar flokët, grimin ose jakën e një palltoje, veçanërisht nëse dikush është larguar nga shtëpia me nxitim. Ekziston një arsye psikologjike për vendosjen e pasqyrës në ashensor e cila është një hapësirë e ngushtë, një metër katror i gjerë ose pak më shumë.

Njerëzit që vuajnë nga ankthi ose klaustrofobia mund të kenë frikë të jenë në hapësirë kaq të kufizuar, edhe për vetëm disa sekonda, ndërsa prania e një pasqyre krijon iluzionin e një hapësire më të madhe se sa është në të vërtetë dhe redukton ndjenjën e parehatisë.

Efekti do të jetë më i madh nëse të gjitha muret e ashensorit janë reflektuese. Pasqyra, përveç se jep iluzionin se ka më shumë hapësirë se sa është në të vërtetë, u jep njerëzve në ashensor një ndjenjë sigurie, ndodh që të hyni në ashensor me persona të panjohur dhe kjo mund të jetë shkak për ankth dhe shqetësim.

Me praninë e një apo më shumë pasqyrave, është e mundur të “kontrolloni” se çfarë bëjnë njerëzit e tjerë në ashensor e po ashtu ju mund të mbroni veten nga kontakti fizik i padëshiruar, vjedhja e xhepave dhe grabitja. /UBTNews/

 

 

Exit mobile version