Lotët janë të domosdoshëm për sytë, pasi largojnë toksinat e dëmshme nga sytë dhe i ndihmojnë ata që të jenë më të shëndetshëm.
Jo vetëm kur qani, por edhe kur qeshni apo qëndroni në dritë, lotët rrjedhin më lehtë nga sytë duke mos krijuar ndonjë shqetësim.
Mbushja e syve me lot pa ndonjë arsye të veçantë mund të jetë një shqetësim shëndetësor të cilit duhet t’i kushtoni rëndësi.
Në këtë artikull ju tregojmë disa arsye pse ju lotojnë sytë dhe si të kujdeseni për to.
Probleme me gjëndrat meboiane – Këto kanale apo gjëndra, janë të vendosura poshtë syve e prodhojnë një substancë vajore e cila përbën pjesën yndyrore të lotit. Sa më pak nga kjo substancë që të prodhohet aq më të thata do të ndihen sytë tuaj, duke shtuar këshu nevojën e trupit për të prodhuar lotë. Kështu jo pak herë do ta gjeni veten duke lotuar pa ndonjë faktor të jashtëm që j’ua shkakton këtë.
Keni sy të thatë – Edhe nëse gjëndrat meboiane që shpjeguam funksionojnë siç duhet sërish vuani nga tharja e syve. Ky problem prek jo pak njerëz e vjen si pasojë e shkaqeve të fshehura si: Artriti reumatoid, inflamacioni, medikamente të ndryshme, duhapnpirja a era e fortë.
Bllokimi i kanaleve të lotëve – Lotët prodhohen nga gjëndrat e lotëve, për të rrëshqitur në vrimat e vogla që ndodhen në cepin e syve nga ku dalin lotët. Kur këto kanale bllokohen me lotë rrjedhin papushim nga vrimat e vogla që keni duke ju lënë me sy që lotojnë vazhdimisht. Për ta zgjidhur këtë problem duhet të këshilloheni me një mjek specialist pasi në rast infeksioni duhet të kurohet me antibiotikë.
Alergjitë – Si alergjitë ashtu dhe gripi shkaktojnë rrjedhje të pa vullnetëshme të syve. Sa më shumë të qëndroni larg gripit apo elementëve që ju shkaktojnë alergji aq më larg do të mbani dhe sytë e lagësht.
Konjuktiviti – E quajtur edhe “sytë e kuq” kjo sëmundje mund të jetë pasojë e gripit apo infeksioni të syve. Shkakton dhimbje, lot, kruarje të syve dhe një sërë simptomash të tjera të bezdisshme.
Infeksionet e syrit – Nëse ju krijohen shpesh qeska të vogla e të kuqe në kapakët e syrit atëherë po vuani nga një infeksion bakteral. Kjo do të shkaktojë përveç dhimbjes edhe shumë lot që dalin gjithë kohës nga sytë për të luftuar infeksionin. Këto infeksione nuk janë të rrezikshme dhe mund të qetësohen me kompresa të ngrohta, por këshillohuni me mjekun për tu kuruar.
Problemet me kornenë e syrit – Kornea është pjesa transparente që vesh syrin tonë dhe njihet si linja e parë që na mbron nga bakteret dhe infeksionet e jashtme. Çdo gjë që e irriton kornenë i bën sytë tuaj të lotojnë, prandaj kujdesuni që ta mbani atë sa më të paprekur.
Paraliza e fytyrës – Egziston një lloj sindrome ku nervat apo disa pjesë të fytyrës paralizohen e ndalin së funksionuari. Kjo bën që qepallat të mos përplasen si zakonisht gjë që i than sytë më shumë nga sa duhet e më pas trupi prodhon më shumë lot. Në këto raste mjekët këshillojnë që të hidhni pika me lot artificial në sytë tuaj për t’i mbajtur sa më të shëndetëshëm.