UBT News

Pse janë të rrezikuar bulldogët anglezë më shumë sesa racat tjera?

Bulldogët anglezë kanë dy herë më shumë gjasa të kenë probleme të zakonshme shëndetësore sesa qentë e tjerë, kështu ka zbuluar një studim i ri i botuar të mërkurën.

Kjo racë ka 38 herë më shumë gjasa të zhvillojë infeksione të rrudhave të lëkurës, 27 herë më të rrezikuar nga një çrregullim i quajtur “syri i qershisë” dhe gati 20 herë më shumë gjasa të ketë probleme me frymëmarrjen sesa qentë e tjerë, zbuloi hulumtimi.

Dan O’Neill, një nga autorët e studimit, theksoi se nuk është faji i qenve, duke thënë se ata “shpesh janë vërtet të bukur”.

“Ky nuk është një problem qensh, qentë po vuajnë, ky është një problem njerëzor” i tha ai AFP.

Studiuesit morën një mostër të rastësishme prej më shumë se 2,650 bulldogëve anglezë dhe 22,000 qenve të tjerë shoqërues që kishin kujdes veterinar në MB në 2016, të mbledhura nga baza e të dhënave të projektit VetCompass.

Studimi, i botuar në revistën “Canine Medicine and Genetics”, zbuloi se bulldogët anglezë kanë dyfish shanse për të pasur të paktën një çrregullim të zakonshëm shëndetësor në vit sesa qent e tjerë.

Hulumtimi tregoi se bulldogët anglezë kanë një jetëgjatësi prej 7.4 vjetësh, krahasuar me mesataren prej 11.2 vjet për qentë e tjerë shoqërues.

Studimi i së mërkurës zbuloi se bulldogët anglezë kishin më pak gjasa të merrnin disa sëmundje, si sëmundjet dentare, zhurmën e zemrës dhe infektimin e pleshtave.

Sonia Saxon e Këshillit të Racave të Bulldogëve në Mbretërinë e Bashkuar tha se një problem i madh ishte se shumë qen nuk po edukoheshin sipas standardeve të racës së vendit.

“Në mediat sociale ata po i klasifikojnë si të rrallë dhe po paguajnë 30,000 deri në 40,000 paund (36,000 deri në 48,000 dollarë)” tha ajo./UBTNews/

Exit mobile version