Nuk jeni vetëm ju, por ka shumë arsye pse mund t’ju duket muaji i parë i vitit si “më i keqi”.
Epo, nëse dëshironi t’i dini pesë arsyet, ja tek i keni:
Është muaji i parë i vitit – Janari nuk është i vetmi muaj që numëron 31 ditë, por të nisësh vitin duke menduar se janë aq shumë, mund të kthehet në gjendje pezmatuese. Të paktën na ngushëllon shkurti që ka më pak ditë në dispozicion.
Janë të gjithë në dietë – Fjalia më e shpeshtë që dëgjoni gjithë janarit është: “Kam ngrënë shumë mish e bakllava, duhet të nis dietën”. Si pasojë, edhe ju ndikoheni nga ata. Keni dy zgjidhje: Të kaloni pasditet duke ngrënë sa dhe si doni, ose të dëgjoni miqtë tuaj të mërzitshëm.
Rifillon puna – Ndryshe nga shtatori, ku ditët janë të gjata e të ngrohta, rikthimi në punë shndërrohet në makth. Për të mos harruar që temperaturat e virozat e përkeqësojnë situatën. Kush s’do të donte të ishte poshtë jorganit duke shijuar një film dhe duke ngrënë çokollata?
Jeni më të varfër se kurrë – Data 7 janar dhe në xhep ju kanë mbetur vetëm të hollat për një kafe dhe ujë pa gaz? Mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit. Shpenzimet e festave dhe moria e dhuratave që keni bërë u’a kanë boshatisur portofolin dhe llogarinë në bankë.
Është muaji i “Blue Monday” – Nëse menduat se të gjitha arsyet për të konsideruar janarin si muaj tersi morën fund, mos harroni “Blue Monday” ose “Të hënën blu”, bie në fillim të javës së tretë, është llogaritur nga ish-pedagogu i “Cardiff University” si dita më e dëshpëruar. /UBT News/