Irani e ka përshkruar sulmin e së martës ndaj Izraelit si përgjigje ndaj përshkallëzimeve të përsëritura. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha se sulmet me raketa janë përgjigje ndaj vrasjes së shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe komandantëve të tjerë, përfshirë edhe liderin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.
Bashkë me Hamasin, i cili sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, Hezbollahu është pjesë e Boshtit të Rezistencës së Iranit, aleancë kjo e milicive islamike që Irakun, Sirinë, Libanin, Gazën dhe Jemenin.
Pas vrasjes së figurës publike të Hamasit gjatë inaugurimit të presidentit të ri të Iranit në muajin korrik, bota po priste se si do t’i përgjigjej Teherani. Pastaj erdhi vrasja e Nasrallahut nga Izraeli pasi zgjeroi luftën e tij me Hezbollahun në Liban.
Zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar prej kohësh se Irani dhe udhëheqja e lartë e Hezbollahut kanë dashur të shmangin luftën e plotë me Izraelin, edhe pse të dy kanë shkëmbyer zjarr. Por Irani e ka bërë të qartë se çdo përgjigje nga Izraeli do të rezultonte në përshkallëzim të mëtejshëm.
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian tha se operacioni i së martës është “vetëm një pjesë e fuqisë sonë”./UBTNews/