UBT News

Pse gratë japoneze s’i përdorin karrocat dhe preferojnë t’i mbajnë fëmijët e tyre?

Është thuajse e zakonshme në Japoni të shohësh nëna që mbajnë fëmijët e tyre në shpinë. Në fakt, është e zakonshme që ju t’i shihni katër nga pesë gra duke mbajtur fëmijët e tyre në shpinë.

1.Mbajtja e fëmijëve është traditë e vjetër

Historikisht, foshnjat barteshin duke përdorur një “Onbuhimos” që përkthehet si “rrip për mbajtje në shpinë”. Ky rrip për fëmijë është bërë prej pëlhure të butë me qëllim që nënat t’i mbajnë fëmijët në shpinë dhe t’ua mundësojnë atyre të shikojnë mbi supe. Në atë kohë, nënat duhet t’i merrnin fëmijët me vete edhe kur punonin, dhe kjo ishte mënyra më e mirë për to të kujdeseshin për ta.

2.Lidhja fizike mes nënës dhe fëmijës është shumë e rëndësishme

Marrëdhënia nënë-fëmijë është e thellë, por është thënë se lidhja mes nënave japoneze dhe foshnjave të tyre është shumë e fortë. Dhe kjo sepse ata e vlerësojnë shumë lidhjen fizike. Ata ndajnë aktivitete me fëmijët e tyre që në moshë shumë të hershme dhe nuk e humbasin mundësinë për t’u afruar fizikisht.

3.Fëmijët janë të relaksuar

Sipas një studimi që u krye në Japoni me 12 foshnje të shëndetshme, u vërtetua se ata ndihen menjëherë të relaksuar me një ritëm më të ngadaltë të zemrës. I njëjti studim tregoi se foshnjat që i mbanin nënat e tyre ishin më të relaksuara dhe më të qeta sesa foshnjat që qëndronin në karroce.

4.Bartja e foshnjeve është më praktike në transport publik

Meqenëse japonezët e preferojnë transportin publik, nënat që dëshirojnë të shkojnë nëpër Tokio ose qytete të tjera me autobus, metro ose tren, kërkojnë një zgjidhje të përshtatshme. Ato preferojnë t’i mbajnë foshnjat e tyre në vend të karrocës. Në këtë mënyrë, ato nuk do të shqetësohen që rrotat të ngecin ndërsa hipin dhe zbresin në këtë mënyrë transporti./UBTNews

Exit mobile version