Pavarësisht se është një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit, George Clooney ka vendosur që të rrisë fëmijët e tij binjakë, Alexander dhe Ella, larg shkëlqimit të Los Angeles-it.
Aktori 64-vjeçar dhe gruaja e tij, avokatja Amal Clooney, e cila ka mirëpritur binjakët më 2017, kanë zgjedhur të jetojnë në një fermë në Francë, duke i ofruar fëmijëve një jetë më të qetë dhe larg vëmendjes së mediave.
Në një intervistë për Esquire, Clooney shpjegoi arsyen e këtij vendimi: “Rritja e fëmijëve tanë në Los Angeles, në kulturën e Hollywood-it, ishte diçka që më shqetësonte. Ndjeva se ata nuk do të kishin një shans të drejtë në jetë.”
Aktori shtoi se kultura franceze është më e qetë e nuk ka të njëjtin fokus mbi famën si në SHBA.
“Nuk dua që fëmijët e mi të krahasohen me fëmijët e njerëzve të tjerë të famshëm”, tha ai.
Clooney ka qëndruar larg mediave sociale, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që mund të kenë tek ata kur të krijojnë llogaritë e tyre.
“Rreziqet janë të mëdha e pasojat zgjasi gjatë. Unë shqetësohem për fëmijët. I mbajmë larg internetit sa më shumë që të mundemi,” tha ai.
Ehe pse familja jeton jetë luksoze me pasuri rreth 550 milionë dollarë, Clooney përpiqet të ruajë normalitetin në jetën e përditshme.
“I çoj fëmijët e mi në shkollë çdo mëngjes. Jetoj një jetë normale – përveç kësaj,” tha aktori për Daily Mail. /A.Z/UBT News/