UBT News

Pse Franca nuk do t’i bojkotojë Lojërat Olimpike të Pekinit?

Franca nuk do t’i bashkohet një bojkoti diplomatik nga vendet e tjera perëndimore të Lojërave Olimpike Dimërore 2022 në kryeqytetin e Kinës, tha të enjten ministri i Arsimit dhe Sportit Jean-Michel Blanquer.

Ndërkohë ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian tha se Parisi ende po kërkon një qëndrim të përbashkët të Bashkimit Evropian për këtë çështje.

I pyetur për bojkotin e shpallur nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Britania dhe Kanadaja, ministri tha se Franca “nuk do ta bëjë këtë”.

“Duhet të jemi të kujdesshëm për lidhjen mes sportit dhe politikës”, tha Blanquer gjatë intervistës.

“Sporti është një botë e ndarë që duhet të mbrohet nga ndërhyrjet politike. Nëse jo, gjërat mund të dalin jashtë kontrollit dhe mund të përfundojë duke ‘vrarë’ të gjitha garat”.

Ministri i Jashtëm Le Drian, ndërkohë, tha se ai ishte ende duke kërkuar një qëndrim të përbashkët të BE-së për këtë çështje kur u pyet për një bojkot të mundshëm gjatë një konference për shtyp në të njëjtën kohë.

“Kur është fjala për çështjen e bojkotit diplomatik, kjo çështje do të trajtohet në nivel evropian”, u tha ai gazetarëve.

Kina paralajmëroi vendet perëndimore të enjten se do të “paguanin çmimin” për një bojkot diplomatik./UBTNews/

Exit mobile version