Herën tjetër kur blini rroba të reja, hidhni për pastrim, pasi nuk rekomandohet që t’i vishni ato menjëherë pasi t’i keni blerë.
Duhet të keni durim e vendosni në lavatriçe para se t’i vishni dhe arsyet janë të shumta.
Shumë njerëz e kanë veshur një gjë në dyqan dhe ndoshta ka pasur disa njerëz para jush e kanë provuar atë. Për shkak të kësaj, rrobat ndoten shumë shpejt, pasi ato mbulohen me djersën dhe bakteret e disa njerëzve të ndryshëm.
Përveç kësaj, ka persona të tillë që i hedhin rrobat nëpër dysheme edhe kur janë në dhomën e zhveshjes, që do të thotë se rrobat kanë qenë në dyshemenë e ndotur dhe me pluhur kur ju i vishni.
Kimikatet – Arsyeja më e madhe pse duhet të lani rrobat tuaja të reja është për shkak të substancave kimike me të cilat trajtohen rrobat.
Prodhuesit i përdorin kimikatet për t’u siguruar që rrobat të mos rrudhen aq shumë kur janë në rrugë nga fabrika për në dyqane dhe ndihmon për të zmbrapsur parazitët në bordin e anijes ose kamionit të përdorur për transportin e rrobave.
Këto kimikate mund të shkaktojnë acarim mjaft të keq për lëkurën tuaj!
Irritimi – Keni lëkurë të ndjeshme? Duhet të lani gjithmonë rrobat e reja, sepse ato mund të përmbajnë formaldehid, i cili mund të shkaktojë njolla të kuqe dhe skuqje. Rrobatu mund të kenë një erë kimike rreth tyre. /UBT News/