Programi i Juridikut në UBT mbulon të gjitha fushat kryesore të drejtësisë, sikurse e drejta civile, penale, administrative, tregtare dhe kushtetuese. Nëpërmjet studimeve në UBT, ju do të keni mundësinë të zhvilloni një sërë aftësish të rëndësishme, duke përfshirë kuptimin e thellë të ligjit dhe aftësitë për të analizuar dhe trajtuar çështje të ndryshme juridike. Kjo jo vetëm që do të ndikojë në një përshtatje më të mirë në fushën e drejtësisë, por gjithashtu do të kontribuojë në integrimin tuaj në shkencat humane dhe shoqërore, duke ju ofruar një perspektivë të pasur dhe të gjerë.
Drejtimi gërsheton në vete pjesën teorike dhe praktike duke iu mundësuar studentëve të marrin njohuritë e nevojshme rreth fushës së drejtësisë. Përmes vizitave studimore, punëtorive dhe praktikave profesionale në gjykata, organizata vendore dhe të huaja, studentët kanë mundësinë të zbulojnë dhe të aplikojnë njohuritë e tyre në situata reale. Kjo përvojë e dobishme jo vetëm që i forcon ato në zgjedhjen e çështjeve komplekse juridike, por gjithashtu i përgatit ata për sfidat e vërteta të fushës së drejtësisë. Nëpërmjet këtij drejtimi, studentët zhvillojnë aftësi të nevojshme si analizimi i rasteve, argumentimi i argumenteve ligjore dhe zbatimi i ligjit me integritet dhe etikë.
Ky program ju ndihmon të zhvilloni të menduarit kritik dhe aftësitë analitike që janë tejet të rëndësishme për ata që mëtojnë të bëhen profesionistë të kësaj fushe. Studentët duhet të jenë të gatshëm të analizojnë dhe gjejnë zgjidhje për situata komplekse, të ofrojnë argumente për to dhe të veprojnë gjithmonë përkitazi me etikën profesionale.
Veçantia e këtij programi janë profesorët, kurrikula dhe metodat e mësimdhënies. Programi i Juridikut në UBT ka profesorët më eminentë të fushës, të cilët aplikojnë metodat më të mira të mësimdhënies që juve ua lehtësojnë zhvillimin profesional dhe rrugën drejt suksesit në fushën gjegjëse.
Punësimi i garantuar është një nga avantazhet kryesore të programit të Juridikut në UBT. Gjatë dhe pas përfundimit të studimeve, studentët kanë mundësinë e sigurt për t’u integruar në tregun e punës dhe për të kontribuar me njohuritë e tyre në fushën e drejtësisë. UBT-ja ofron një ambient të përshtatshëm mësimor dhe zhvillon njohuri të pafundme përvojash, duke ju përgatitur për një karrierë të suksesshme si profesionistë të fushës së drejtësisë. Prandaj, ju e keni mundësinë të bashkoheni me liderin në këtë fushë dhe të udhëheqni me drejtësi./UBTNews/