Studimi i Teknik i Radiologjisë në UBT ofron një kombinim të përsosmërisë akademike, pajisjeve të avancuara dhe një mjedisi të pasur me mundësi. Misioni i programit është të promovojë dhe të kontribuojë në mjekësinë e personalizuar, në parandalimin e sëmundjeve dhe trajtimin e pacientëve përmes imazheve të avancuara mjekësore.
Programi është i akredituar dhe i njohur për standardet e tij të larta akademike dhe profesionale, duke ju ofruar një arsimim të cilësisë së lartë. Programi siguron që ju do të merrni një edukim të përsosur që do të përmbushë pritjet dhe nevojat e industrisë së shëndetësisë.
UBT investon vazhdimisht në pajisjet më moderne të radiologjisë, duke ju siguruar që do të punoni me teknologjinë më të fundit që përdoret në treg. Kjo përfshin aparatura diagnostikuese dhe terapeutike, që do t’ju lejojë të zhvilloni aftësitë tuaja teknike në një mjedis të përparuar.
Ligjëruesit janë profesionistë të njohur në fushën e radiologjisë, me përvojë të gjatë dhe njohuri të thella që do t’ju ndihmojnë të arrini sukses në karrierën tuaj. Ata janë të përkushtuar për t’ju ofruar një edukim të cilësisë së lartë dhe mbështetje gjatë gjithë studimeve tuaja.
UBT ka një rrjet të gjerë partnerësh në sektorin shëndetësor, duke ju ofruar mundësi të shumta për punësim dhe zhvillim profesional pas përfundimit të studimeve. Të diplomuarit janë të përgatitur për të punuar së bashku me ekipin mjekësor të përbërë nga mjeku, stomatologu, veterineri, specialisti i radiologjisë, si dhe shërbimet mund t’i japin në Spitalin Universitar të UBT-së (United Hospital), Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Spitalet Rajonale, Klinikën e Radiologjisë dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare (pjesa e rentgenit).
UBT ofron mbështetje të vazhdueshme për studentët, përfshirë këshillime akademike, karrierë dhe mbështetje psikologjike, për të siguruar që çdo student të arrijë potencialin e tij të plotë. UBT ka marrëveshje bashkëpunimi me Klinikën e Radiologjisë, QKUK, Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në të gjithë Kosovën, dhe Poliklinikën PRIMA në Prishtinë.
Kampusi modern dhe mjedisi i përshtatshëm i mësimit krijojnë një atmosferë inspiruese dhe mbështetëse për studime të suksesshme. Fusha e studimit përfshin punën me aparaturë moderne që ofron shërbime radiologjike diagnostike dhe terapeutike me rrezatim, mësim për punën e aparaturës së scientigrafisë me radiofarmak, si dhe radiologjinë intervente.
Programi përfshin praktika klinike në spitale dhe qendra shëndetësore bashkëpunuese, UBT është kujdesur që studentëve të radiologjisë t’i ofrojë të gjitha kushtet e nevojshme për të studiuar. Në këtë mënyrë, ka kompletuar laboratorët si, Laboratori i shkathtësive klinike, Qendra për simulim dhe praktikë klinike interprofesionale, Dhoma e pranimit të sëmurëve, Salla për intervenime të vogla kirurgjike, Salla për reanimim, Laboratori i Anatomisë, Laboratori Kompjuterik, Biblioteka.
Studimi në Teknik të Radiologjisë në UBT është hapi i parë drejt një karriere të suksesshme dhe të kënaqshme në fushën e shëndetësisë. Bashkohuni me liderin dhe bëni diferencën në jetën e pacientëve dhe në komunitetin tuaj./UBTNews/