UBT News

Pse duhet t’i shtoni kanellë vaktit tuaj të ushqimit?

Mëngjesi është një prej vakteve më të rëndësishme për të përballuar si duhet ditën, por kjo ndodh duke marrë vlerat e duhura ushqimore përmes asaj që ju konsumoni. Por, diçka që duhet ta shtoni patjetër në rutinën e mëngjesit tuaj është pikërisht kanella.

Si një burim fantastik i anti-oksidantëve dhe përbërësve të tjerë të dobishëm, kanella ka shumë ndikim në shëndetin tuaj.

Është e pasur me anti-oksidantë – Kanella ka vlerat më të larta të anti-oksidantëve në radhët e ushqimeve dhe këto përbërës ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat dhe përshpejtojnë plakjen.

Përmirëson nivelet e sheqerit në gjak – Një nga vetitë më të studiuara të kanellës është aftësia për të ndihmuar në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Kanella mund të rrisë ndjeshmërinë ndaj insulinës, hormoni që rregullon metabolizmin e glukozës.

Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës – Kanella ndikon në shëndetin e zemrës, lidhet me faktorë të reduktuar ndaj rrezikut për  -sëmundjet e zemrës, si ulja e kolesterolit, triglicerideve etj.

Ndihmon në uljen e inflamacionit – Inflamacioni kronik është i lidhur me sëmundje si artriti, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Konsumimi i rregullt i kanellës, i cili ka veti të fuqishme anti-inflamatore, mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit në trup.

Përmirëson tretjen – Kanella stimulon prodhimin e enzimave tretëse, përmirëson aftësinë e trupit për të tretur e thithur lëndët ushqyese.

Stimulon funksionin e trurit – Një nga befasitë më të mëdha të përdorimit të kanellës është ndikimi në funksionet e trurit. Aroma rrit përqendrimin, kujtesën dhe aftësitë njohëse. Shtimi i kanellës në dietë ndihmon në mbajtjen e trurit aktiv e të shëndetshëm. /UBT News/

Exit mobile version