Çaji jeshil para se të flesh është një ndër pijet më të rekomanduara nga studimet për të bërë gjumë të qetë e të shëndetshëm. Por, duhet të bësh kujdes që të zgjedhësh çajin jeshil pa kafeinë.
Edhe përzgjedhja e këtij lloji çaji është e rëndësishme. Më poshtë janë renditur tri arsye që tregojnë pse duhet të pish çaj para gjumit.
Ndihmon në qetësim
Ky çaj ndihmon për të qetësuar nervat dhe për gjendje relaksi, të dyja të rëndësishme për të bërë një gjumë të qetë e për të qenë më energjike në mëngjes.
Përmirëson metabolizmin
Studimet kanë treguar se gjumi i qetë dhe i shëndetshëm ndikon në metabolizmin e trupit. Metabolizmi i shëndetshëm siguron një trup në formë të mirë e lëkurë të shkëlqyeshme. Gjumi i çrregullt ndikon në shtimin në peshë, ngadalëson metabolizmin. Çaj jeshil para se të flesh të siguron metabolizmin në gjendje pune optimale.
Pastron toksinat e trupit
Gjatë ditës, trupi grumbullon toksina, që bëhen të dëmshme nëse vijon të konsiderohen të parëndësishme apo të nënvlerësohen. Duke pirë çaj jeshil në mbrëmje, në një kohë kur të gjitha ushqimet janë depozituar, ndihmon trupin të pastrohet nga toksinat dhe të ndihet më i lehtë.