Mënyra se si ushqehemi është po aq e rëndësishme sa ajo që hamë, rëndësia e përtypjes së duhur shumë shpesh edhe neglizhohet, por ky veprim i thjeshtë ka efekte të thella në shëndetin dhe mirëqenien tonë.
Koha dhe vëmendja që i kushtojmë përtypjes së mirë të çdo kafshimi ndikon në shumë fusha të procesit tonë.
Përmirëson tretjen, përtypja është hapi i parë në procesin e tretjes sepse ushqimi ndahet në grimca, që e bën më të lehtë punën e sistemit tretës. Pështyma, e cila prodhohet në sasi më të mëdha kur përtypet ngadalë, përmban enzima si amilaza dhe lipaza që fillojnë të shpërbëjnë karbohidratet dhe yndyrnat në gojë. Kjo i lejon stomakut dhe zorrëve të thithin lëndët ushqyese në mënyrë më efikase dhe të reduktojnë problemet e tretjes si urthi dhe refluksi.
Ndihmon në kontrollin e peshës, përtypja ngadalë është faktor kyç në kontrollin e peshës, përtypja e çdo kafshimi për 30 sekonda redukton sasinë totale të kalorive. Kur hamë ngadalë, truri ka kohë të përpunojë sinjalin e ngopjes, i cili ndodh 20 minuta pasi fillojmë të hamë. Nëse hamë me qetësi, ka më pak gjasa të tejkalojmë marrjen e nevojshme të kalorive.
Promovon një metabolizëm më efikas, përtypja e duhur ndihmon në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të glukozës në gjak. Përtypja e ngadaltë dhe e duhur lejon që sheqeri në ushqim të çlirohett, duke shmangur rritjen e glukozës që çon në dëshira e luhatje të energjisë. Kjo përkthehet në një metabolizëm më të qëndrueshëm dhe menaxhim më të mirë të energjisë gjatë gjithë ditës. /UBTNews/