Bananja mund të konsiderohet si frut i nënvlerësuar në krahasim me frutat tjera ekzotike, që janë kthyer në trend. Por përfitimet e këtij fruti janë të shumta.
Bananja është e shijshme, i jep gjërat e mira për të cilat ka nevojë. Ato përmbajnë vlera ushqimore, vitamina, fibra, ëmbëlsues natyralë si sukroza dhe fruktoza. Banania është një nga frutat më të konsumuara në botë, më shumë se mollët dhe portokallet të marra së bashku.
Ato kanë efekt natyror anti-acid dhe mund të të çlirojnë nga shqetësimet e shkaktuara nga aciditeti i lartë në stomak. Mjafton të hash vetëm një banane dhe menjëherë do të ndiesh lehtësim nga simptomat e djegies së stomakut.
Tensioni i gjakut
Bananet, një frut i shëndetshëm për zemrën, janë të pasura me potasium dhe kanë pak sodium, kombinim për mbrojtjen nga infarkti dhe goditjet në tru.
Burim energjie
Nëse ha një ose dy banane para ushtrimeve në palestër, do të përfitosh energji për mbi një orë stërvitje.
Karbohidratet me bazë të ulët glicemie, vitaminat dhe mineralet janë mbështetje e madhe për trupin, duke i dhënë forcë, ndërkohë që potasi ndihmon për të parandaluar ngërçet muskulare.
Kundër anemisë
Bananet janë një aleat i fuqishëm i pacientëve që vuajnë nga anemia, u jep atyre hekurin e nevojshëm që stimulon qelizat e kuqe të gjakut dhe prodhimin e hemoglobinës por edhe shton furnizimin me gjak.
Ulçera
Ata që vuajnë nga ulçera në stomak, e dinë që duhet të rrinë larg disa ushqimeve. Mos u shqetësoni! Bananja nuk është një prej tyre.
Mund t’i konsumoni se nuk do t’ju shkaktojnë asnjë shqetësim në stomak. Kjo ndodh se bananet janë të buta, të lehta, kremoze e të mira për stomakun, duke i dhënë mburojën e nevojshme ndaj aciditetit dhe irritimit.
Fruti i lumturisë
Banania të shton humorin e lufton depresionin për shkak të nivelit të lartë të tritotanit që në trup transformohet në serotoninë.
Serotonina është hormoni i lumturisë. Ajo i bën njerëzit të ndihen të qetë, të lumtur dhe me humor të mirë. Hani banana dhe jeni të lumtur.
Qetësuese nervash
Duhet të hash banana kur je me humor të keq. Fruti magjik ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Vitamina B qetëson sistemin nervor.
Kundër temperaturës së lartë
Ke temperaturë të lartë? Ha një banane. Në saj të enzimave që përmban, banania ul temperaturën e trupit.
Banania ofron përfitime tjera për organizmin. Mos u mjafto me një a dy. Mund t’i konsumoni gjatë ditës, kur ndihesh i uritur, ke nevojë për energji dhe humor të mirë.