UBT News

Pse dieta duhet të niset me ndryshime të vogla?

Për shumë njerëz fillimi i vitit përkon me fillimin e një jetese më të shëndetshme, ku përfshihet ndjekja e një regjimi stërvitor, ndryshime në mënyrën se si ushqeheni, heqja dorë nga vese që dëmtojnë shëndetin tuaj etj.

Edhe pse të mira, ndryshimet e papritura, mund të jenë të vështira për t’u ndjekur me rigorozitet dhe shpesh shumë njerëz iu rikthehen zakoneve të vjetra.

Në fakt, studimet shkencore paralajmërojnë se ndryshimet e mëdha dhe gjithëpërfshirëse në regjimin tuaj ushqimor mund të mos japin rezultatet më të mira. Sipas tyre, ndryshimet ekstreme janë të pabalancuara dhe të pasigurta. Ato nuk janë të qëndrueshme në plan afatgjatë dhe shumë njerëz rrezikojnë që rifitojnë peshën e humbur brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Një studim tjetër të cilit AgroWeb.org i referohet, tregon se njerëzit kanë më shumë gjasa të heqin dorë nëse ndryshimi është shumë sfidues.

Pra, nëse këtë vit dëshironi të përmirësoni mënyrën e të ngrënit, duhet të dini se ka mënyra të tjera për të krijuar zakone të shëndetshme me të cilat AgroWeb.org iu njeh më poshtë.

Si ndryshimet e papritura dhe ekstreme mund të ndikojnë në trupin tuaj?

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një arsye pse është kaq e vështirë t’i ndjekësh deri në fund ndryshimet ekstreme, është se trupit tuaj i duhet pak kohë për t’u përshtatur.

Le të lëmë mënjanë motivimin, ka shumë gjëra që ndodhin në trupin tuaj kur përpiqeni të ndryshoni shumë shpejt mënyrën tuaj të jetesës.

Nëse ne keni ndjekur të njëjtin lloj regjimi ushqimor për muaj apo vite, atëherë ndryshimi në mënyrë dramatike për në një periudhë të shkurtër kohe, do të jetë një tronditje për trupin tuaj.

Kjo mund të shkaktojë efekte të pafavorshme siç janë problemet e kontrollit të sheqerit në gjak, ndjesia e lodhjes dhe madje edhe rritja e hormonit të stresit, kortizolit.

Ndryshimet e papritura ekstreme në regjimin ushqimor mund të kenë një efekt negativ edhe në shëndetin mendor. Sepse sigurisht, nuk është gjithçka fizike.

Studimet tregojnë se kur njerëzit ndryshojnë ashpër dhe kufizojnë ushqimin e tyre, ata fillojnë të shqetësohen rreth ushqimit dhe dëshira për të ngrënë atë që nuk duhet rritet edhe më.

Kjo mund të çojë në ndjenjën e vetëkritikës dhe fajit, dhe rrit mundësinë që ju të kërkoni ngushëllim përmes ushqimit.

Pse ndryshimet e vogla janë më të lehta për t’u ndjekur?

Një tjetër arsye pse ndryshimet e vogla janë më të lehta për t’u ndjekur dhe përvetësuar është se për të krijuar një zakon të ri duhet kohë.

Ju mund të keni dëgjuar se duhen 21 ditë që një sjellje e re të bëhet zakon, por disa kërkimr sugjerojnë se kjo mund të zgjasë shumë më tepër. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mund të duhen nga 18 deri në 254 ditë që një sjellje e re të kthehet në zakon.

Gjithashtu, ndryshimet e vogla kërkojnë më pak vullnet dhe shkaktojnë më pak stres, prandaj rezulatet mund të jenë edhe më të qëndrueshme.

Si të ndryshoni ngadalë regjimin tuaj ushqimor?

Kjo është individuale, por në mënyrë ideale, duhet të duroni të paktën tre muaj për të parë një ndryshim pozitiv.

Filloni me një mëngjes të shëndetshëm. Pasi të jeni mësuar me këtë ndryshim, kaloni tek dreka dhe shihni se çfarë përmirësimesh mund të bëni.

Fokusohuni në sjelljet e vogla që mund të bëni çdo ditë, si rritja graduale e konsumit të ujit nga tre gota në katër ose zvogëlimi ngadalë i numrit të lugëve të sheqerit që shtoni në çaj. Kur këto ndryshime të bëhen automatike, mendoni të shtoni të reja.

Edhe në rastet kur anashkaloni një “rregull” që keni vendosur, mos u ndieni në faj pasi kjo iu rëndon nga ana emocionale! Por bëni çmos të mos që të mos e përsërisni për herë të dytë rradhazi. Për shembull, nëse keni humbur palestrën një ditë, duhet të siguroheni që të shkoni të nesërmen.

Pra, këshilla që AgroWeb.org jep nga këto përfundime është që të mos bëni ndryshime ekstreme dhe të papritura, pasi me shumë mundësi ato mund të mos çojnë në ndryshime të qëndrueshme. /AgroWeb.org

Exit mobile version