UBT News

Pse buzëqeshin foshnjet e sapolindura?

A mund të ketë diçka më të bukur se të shohësh një foshnje duke buzëqeshur? Sidomos nëse bëhet fjalë për buzëqeshjen e parë të një të porsalinduri që shpesh cilësohet edhe si buzëqeshje engjëllore.

Ky moment magjik është më i zakonshëm ndërsa foshnjat janë duke fjetur. A po ëndërron fëmija? A po e mbajnë mend kohën që e kanë kaluar në barkun e mamit?

Sipas studimeve të fundit foshnjat buzëqeshin edhe para se të lindin!

Një studim që përfshiu më shumë se 500 gra shtatzëna dhe ku u përdorën ultratingujt 4D zbuloi se deri në 31 fetuse në të vërtetë ishin duke buzëqeshur. Të gjithë buzëqeshën për një kohë mesatare prej 3.21 sekondash secila. Në këtë mënyrë shkencëtarët përcaktuan se buzëqeshjet spontane ndodhin edhe kur foshnjat janë ende në bark, dhe shumë para lindjes së tyre.

Buzëqeshjet e para të foshnjeve janë akte refleksive dhe krejt të pavullnetshme. Foshnjat në të vërtetë nuk janë të vetëdijshme se janë duke buzëqeshur, kështu që ne po flasim për një lëvizje të pavullnetshme të muskujve të tyre, e njëjtë si ajo kur thithin gishtin e tyre.

Exit mobile version