UBT News

Pse besojmë tek dukuritë paranormale dhe fantazmat?

Në rast se shumë njerëz besojnë ende tek e mbinatyrshmja dhe ndoshta edhe tek fantazmat, i gjithë faji për këtë është i të menduarit tonë të vjetër. Kështu pohon psikologu Kristofer Frenç i Universitetit Goldsmiths në Londër.

Sipas teorisë së tij, mijëvjeçarët e evolucionit e kanë “farkëtuar” trurin në një mënyrë të tillë, që ai ta konsiderojë të besueshëm edhe shpirtrat dhe tavolinat që ngrihen në ajër vetë, vetëm për t’i dhënë një shpjegim asaj që ai sheh.

Në fakt ne jemi të aftë për dy lloje të menduari, atë reaktiv për të marrë vendime aty për aty dhe atë të arsyetuar, që kërkon kohë. Për aq sa mund ta konsiderojmë veten qenie racionale, metoda jonë e preferuar është e para, sepse është ajo që na ka lejuar të mbijetojmë si specie.

Hijet dhe zhurmat

Nëse një njeri primitiv dëgjonte një shushurimë pas shkurreve, hipoteza se ishte një kërcënim dhe reagimi ndaj tij mund të ishte edhe e gabuar. Por nëse do të mendonte se ajo shkaktohej nga era, kjo mund të nënkuptonte me gjasë edhe rënien pre e një grabitqari.

Prandaj është më mirë të besosh tek diçka që nuk ekziston, edhe me rrezikun e të pasurit gabim. Kësaj i shtohet tendenca për të parë lidhjet mes gjërave edhe nëse ato nuk ekzistojnë, për shkak të nevojës krejtësisht njerëzore për të gjetur gjithmonë shkakun për atë që po ndodhë, pra predispozitën për të parë fytyrat ose objektet tek gjëra të ndryshme (si për shembull kafshët tek forma e reve në qiell).

Rezultati është se kur nuk duket të ketë një arsye logjike për diçka që shohim apo dëgjojmë, nga një hije në mur deri tek një zhurmë në papafingo, madje për ta gjetur atë ne jemi të gatshëm të besojmë tek dukuritë paranormale. / Focus – Bota.al

Exit mobile version