Amal Clooney është gruaja e njërit prej yjeve më të mëdhenj të aktrimit të ditëve të sotme, për të mbrojtur privatësinë e familjes së saj, ajo përdor metoda të pazakonta dhe zbuloi se “ua heq telefonat” mysafirëve në shtëpinë e saj.
Amal foli së fundmi për revistën Glamour rreth partneritetit të saj me bashkëshortin George Clooney, jetës private familjare dhe vendosjes së kufijve.
Avokatja, e cila ka binjakët tetëvjeçarë Ella dhe Alexander me fituesin e çmimit Oscar, zbuloi se kur mysafirët vizitojnë shtëpinë e saj, ajo ua merr telefonat për të krijuar një hapësirë të sigurt për momente private.
“Krijimi i momenteve dhe hapësirave private po bëhet gjithnjë e më i vështirë, por kjo është edhe arsyeja pse ne argëtohemi kaq shumë në shtëpi”, tha ajo në një intervistë dhe pranoi: “Tani kam një shportë telefonash që e përdor për të marrë telefonat e të gjithëve”.
Përveç kësaj, ajo vëren: “Është e rëndësishme të gjesh ekuilibër ku ke kohë me familjen e miqtë, ku njerëzit ndiejnë se mund të kesh një shkëmbim të sigurt idesh. Dhe do të thoja se të bëhesh prind do të thotë që disa nga këto ndërhyrje të shqetësojnë më shumë. Kjo është arsyeja pse bëjmë gjithçka që mundemi për të minimizuar çdo ndikim tek fëmijët tanë. Ne nuk i ekspozojmë fëmijët tanë, nuk kemi publikuar kurrë një foto të tyre apo diçka të tillë.”
Pasi u martuan në Itali në vitin 2014, George dhe Amal mirëpritën binjakët Alexander dhe Ella në qershor 2017. Clooney-t janë të kujdesshëm në zgjedhjen e projekteve të tyre të punës për t’u siguruar që fëmijët e tyre të jenë përparësi.