UBT News

PSD vendos thasë më kripë para objektit të Qeverisë: Na kripët

Aktivistë të PSD-së kanë mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës duke vendosur një pankartë me mbishkrimin “Na kripët”.

Në këtë aksion, aktivistët kanë sjellë disa qese me kripë gatimi para derës së Zyrës së Kryeministrit.

Duke i komentuar ngritjen e çmimeve për produktet ushqimore, Nol Nushi nga PSD theksoi se kjo qeveri po i “kripë” qytetarët duke mos vepruar për asnjë premtim të dhënë për qytetarët para se të vinin në pushtet.

Ai tha se jeta për qytetarët është bërë e papërballueshme me ngritje të çmimeve.

“I vetmi produkt që nuk është shtrenjtuar në Kosovë është kripa, prandaj e kemi sjellë këtë produkt tek qeveria se na ‘kripën’”, tha ai.

Pas këtij aksioni, aktivistët janë shpërndarë të qetë.

Exit mobile version