Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Para objektit të ekzekutivit ata kanë vendosur fotografinë e ish-liderit serb, Oliver Ivanoviq dhe një kurorë lulesh ku shkruan “I pikëlluar Albin Kurti”.
Deklarata e kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq, se“ishte person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit të tij” dhe porositi që “kujtimi për të të mbetej gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, ka ngjallur shumë reagime.