UBT News

PSD vë batanije në vend të flamujve në objektin e qeverisë

Partia Social Demokratë ka zhvilluar një aksion para objektit të qeverisë, ku ka larguar flamujt e Kosovës, dhe në vend të tyre ka vënë disa batanije.

“Sikurse flamuri i bardhë që është shenjë e humbjes, qebet që kemi vendosur janë simbol i dorëzimit të qeverisë Kurti ndaj krizës energjetike”, tha aktivistja e PSD-së, Natyra Kuqi.

“Kemi një kryeministër i cili na udhëzon që të nxehemi me qebe dhe një ministre që fajëson të tjerët për mungesë të energjisë”, shtoi ajo./klankosova.tv

Exit mobile version