UBT News

PSD: Policia përdori dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve

Partia Socialdemokrate ka kërkuar lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë aksionit që u mbajt këtë të martë jashtë objektit ku po mbahej konferenca e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendefilova.

Nga PSD derisa kanë publikuar fotografi të të arrestuarve ka thënë edhe se dhuna që u përdor ndaj aktivistëve ishte e madhe.

“Sot, përgjatë raportimit të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, aktivistë të PSD-së, Lisjan Perolli dhe Bardh Ahmeti, zhvilluan aksion simbolik për të penguar rilegjitimimin e Gjykatës Speciale në misionin e saj për të tjetërsuar luftën çlirimtare të UÇK-së. Përgjatë aksionit simbolik jashtë konferencës për media, Policia e Kosovës përdori dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve duke i lënduar dhe i arrestuar ata”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Në komunikatë ritheksohet se Gjykata Speciale është e padrejtë, e për cka nuk mund të sjellë drejtësi. Megjithëkëtë, PSD po kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar.

PSD-ja ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi.

Exit mobile version