Shefi i PSD-së, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar protestë me datën 29 janar në ora 14:00 për të shprehur pakënaqësitë që kanë për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ai e ka quajtur një gjë të tillë si dënim për qytetarët dhe favorizim për bizneset.
“Qështja është energjia, rritja e cmimeve dhe protestës që do ta organizojmë. Qeveria subvencionin një kompani privare sic është KEDS. Janë zotuar 75 milionë për këtë kompani. Nga buxheti i Kosovës do të derdhen në KEDS 119 milionë e gjysmë euro në këtë kompani. Kjo është e papranueshme dhe shqetësim shumë i madh”, deklaroi Molliqaj.
Ai tutje tha se kanë ftuar shoqërinë civile për protestë të përbashkët, por këta të fundit nuk kanë shprehur qëndrimin që të bashkohen në protestë.