UBT News

PSD me aksion te vetura e Konjufcës: Edhe ksi, edhe asi

Partia Socialdemorkare (PSD) nëpërmes një aksioni simbolik të enjten ka akuzuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për qëndrimet e tij politike.

Anëtarët e këtij subjekti politik jo paralamentar, në njërën nga veturat zyrtare të kryetarit të Kuvendit kanë shkruar “Edhe ksi, edhe asi”.

“Ky është Glauku i shpërfytyruar”. Edhe ksi edhe asi: kjo është parulla që kemi shkruar në njërin nga xhipat e Glauk Konjufcës. Kështu lexohen qëndrimet e tij. Pasi ta degjosh deklarimin, përmbyse atë dhe kështu del e vërteta e tij. Ky është Glauku i shpërfytyruar”, ka shkruar në Facebook kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. 

Exit mobile version