Partia Socialdemokrate sot do të mbajë protestë te Pallati i Drejtësisë, duke filluar nga ora 14:00. Kjo protestë do të mbahet para se të fillojë seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së sigurisë ndaj kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”. Seanca ndaj Molliqajt do të mbahet nga ora 14:30.
Ndaj Molliqajt, Prokuroria Themelore në Prishtinë dje ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit.