Partia Socialdemokrate sot do të mbajë një aksion simbolik ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.
Aksioni do të mbahet përballë monumentit “Newborn”, duke filluar nga ora 13:30.
“Sot, me datën 16 janar (e hënë), duke filluar nga ora 13:30, PSD do të mbajë një aksion simbolik ndaj aferës së Martin Berishajt. Aksioni do të mbahet përballë monumentit ‘Newborn’”, thuhet në njoftim.