Partia Socialdemokrate (PSD) do të mbajë aksion simbolik në ditën kur mbahet takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel.
Ky aksion simbolik pritet të zhvillohet pranë ndërtesës së qeverisë, në sheshin “Skënderbeu” në orën 13:00.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot (e hënë) do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.