Partia Socialdemokrate e Kosovës përmes një aksioni simbolik i ka vendosur “gjobë” ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për mosrespektim të masave anti -Covid gjatë tubimeve të partive politike.
Anëtari i kësaj partie, Frashër Krasniqi ka thënë se është e pakuptimtë që si ministri Zemaj shkelë rregullat që vetë i ka miratuar.
Ai ka kërkuar që të gjithë qytetarët të falen për gjobat e shqiptuara gjatë pandemisë.
“Sot vendosëm në mënyrë simbolike me dënuar ministrinë Zemaj, për mosrespektim të masave. Bëjmë thirrje publike që të falen të gjithë qytetarët që janë dënuar gjatë pandemisë. Njerëzit e pasur kanë përfituar nga pandemia, janë dënuar vetëm qytetarët e varfër”, tha ai.