UBT News

PSD akuzon policinë për ushtrim të dhunës

Nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati ka kërkuar lirimin e të arrestuarve, përfshirë kryetarin Dardan Molliqaj, pas protestës së dhunshme kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova në Prishtinë.

Kastrati akuzoi Policinë e Kosovës se ka përdorur dhunë kundër protestuesve.

Pas këtij adresimi përfundoi protesta dhe protestuesit janë shpërndarë.

Exit mobile version