Partia Socialdemokrate e ka ndërmarrë një aksion, aktivistët e së cilës kanë shkruajtur “UÇK” në veturën e ministres së Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla.
Ky reagim vjen pasi Gërvalla, pati deklaruar se do ta ndihmonte Specialen me materiale që ajo i kishte në dispozicion.
Në reagimin e PSD-së pas aksionit thuhet se Kosova nuk mund të ketë suksese në diplomaci nëse është e shpërfytyruar nga brenda. Kosova nuk ka ku shkon pa UÇK-në.
Në reagim thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati thënë se nuk do t’i dorëzonte njerëzit e UÇK-së.
“Kurti pati thënë se nuk e pranon Gjykatën dhe nuk i dorëzon njerëzit. Pastaj tha se shteti duhet ta organizojë mbrojtjen. Tash ka nisur luftën speciale të propagandës”.
“Në emër të transparencës Qeveria e ka dëmtuar mbrojtjen duke deklasifikuar pagesat për avokatët. Sikur në luftë, edhe sot e njëjta këngë. Po na tregojnë sa kushton UÇK-ja. Janë shumë vesh që duan ta bëjnë kalkulimin dhe koston argument. Ky regjistër është i njëjti që para luftës na i tregonte pasojat dhe rreziqet e luftës. Këtij veshi po i fryen Kurti sot. Kalkulimi është argument i frikës, i reaksionit. UÇK-ja është e guximit, e historisë”.