Cdo herë e më shumë jemi në kërkim të diçkaje më të bukur sesa që e kemi, me pak fjalë të kalojmë në perfeksion sepse ajo na jep një ndjenjë sigurie dhe madje na bën të qëndrojmë të freskët, të shtrënguar, pa rrudha dhe ndoshta me fytyrë të relaksuar e trup të tonifikuar.
Me kalimin e viteve, trupi fiziologjikisht çohet drejt moshës e humbet tonin dhe elasticitetin, lëkura rrudhet e prodhimi i kolagjenit bjen pas moshës 30 vjeçare.
Artikulli i mëposhtëm zbulon dietën kundër plakjes me një menu tipike javore.
Si fillim po ju tregojmë se janë disa faktorë që ndikojnë në organizëm, krahas moshës, duhet pasur parasysh dhe variabla tjerë, si stresi, pirja e duhanit, abuzimi me alkoolin apo përdorimi i drogës. Të flesh pak dhe të ushehesh keq është dhe një nga faktorët.
Për të luftuar plakjen duhet të ndjekim një dietë të pasur me vitamina, antioksidantë e kripëra minerale, është e rëndësishme të pini sasinë e duhur të ujit të mjaftueshëm, të paktën 1 litër e gjysmë ose dy në ditë. Nëse dëshironi, mund të merrni edhe çajra bimorë.
Ndër frutat preferojmë ato ë pasura me antioksidantë dhe vitamina, nuk duhen anashkaluar ato të pasura me vitaminë C si kivi dhe agrumet.
Avokado gjithashtu bëri mirë dhe më pas bananet, frutat e thata dhe ushqimet e pasura me beta-karoten si karotat, kajsitë, pjeshkët.
DIETA:
Për mëngjes një çaj jeshil dhe një kos me pak yndyrë, një frut sezonal dhe 10 gramë fara liri.
Në gjatë paradites një grusht boronica ose fruta, një grusht arra ose 10 kokrra bajame dhe një çaj bimor pa sheqer.
Për drekë , një pjatë me makarona integrale të mbushura me perime, të alternuara me bishtajore ose drithëra si oriz dhe perime.
Si meze të lehtë , një kos, një frut si kivi ose një agrume dhe një çaj.
Për darkë , perime të stinës dhe një peshk në furrë ose mish i bardhë i pjekur në skarë. /UBT News/