UBT News

Provokimet e tifozëve serbë, Mandl thirrje BE-së: Kënd do të sanksiononi?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka reaguar pas provokimeve të tifozëve serbë, të cilët kanë kërkuar që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Ai ka parashtruar pyetjen nëse BE-ja dëshiron ende të sanksionojë Kosovën.

“Ju ende dëshironi të sanksiononi cilin vend? Kosovën?”, ka pyetur ai, derisa ka etiktetuar diplomatët evropianë Josep Borrell, Oliver Varhelyi dhe Miroslav Lajçak.

Ai ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare të ‘shohin atë që është duke ndodhur’.

“A mund ta shihni se çfarë po ndodhë? Le të qetësohemi. Le të kontribuojmë në uljen e tensionit, pajtimin, paqen. Të gjithë. Të gjithë ne”, ka përfunduar ai.  

Exit mobile version