UBT News

Provimi i Maturës, kandidatët mund të aplikojnë përmes e-Kosova për afatin e dytë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka hapur sot, më 13 gusht 2025, procesin e aplikimit për Afatin e Dytë të Provimit të Maturës Shtetërore.

Aplikimi bëhet vetëm përmes platformës e-Kosova dhe do të jetë i hapur deri më 22 gusht 2025.

Sipas MAShTI-t, aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të zhvillohet nga data 18 deri më 22 gusht 2025. Provimi do të mbahet më 28 gusht 2025, ndërsa rezultatet pritet të publikohen më 1 shtator 2025. Kandidatët që e kalojnë testin do të mund të shkarkojnë certifikatën digjitale direkt nga platforma e-Kosova.

Provimi organizohet në një ditë të vetme dhe përfshin katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje. Çdo lëndë ka 25 pyetje, gjithsej 100 pyetje.

 

Exit mobile version