Punonjësit e frustruar në Kore të Jugut dolën rrugëve për të protestuar për kushte më të mira të punës. Në Seul mijëra qytetarë të veshur si personazhet e serialit “Squid Game” kërkuan kushte më të mira të punës dhe më shumë të drejta.
Të veshur me kostume sikurse personazhet e serialit që u bë senzacion në botë, ata i ranë daulleve dhe kërcyen. Kjo protestë u shtri në 13 qytete të ndryshme të Koresë së Jugut.
Prodhuar në Korenë e Jugut, thrilleri me nëntë pjesë, në të cilin garuesit luajnë lojëra vdekjeprurëse të fëmijërisë në përpjekje për të fituar 45.6 miliardë won (38 milionë dollarë), u bë një sensacion mbarëbotëror në Netflix, prej kur u shfaq premierë në muajin shtator./UBTNews