Protestuesit kanë pushtuar një rezidencë në qendër të Londrës që besohet se i përket një prej oligarkëve të sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Ata kanë vendosur flamuj ukrainas mbi ndërtesën në sheshin Belgrave dhe po inkurajojnë të tjerët që të bashkohen në protestën e tyre.
Prona besohet që është nën pronësi të manjatit miliarder të energjisë, Oleg Deripaska, një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin. Policia po qëndron jashtë ndërtesës.
Mendohet se grupi makhnovistët londinez, nuk e kanë ndërmend të jetojnë e të flenë aty, por po protestojnë pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus./UBTNews/