UBT News

Protestuesit në Kubë dënohen me burgim deri në 25 vjet

Kuba ka dënuar me burgim 381 njerëz për pjesëmarrje në protesta të ralla kundër Qeverisë, verën e vitit të kaluar. Disa prej tyre janë dënuar deri në 25 vjet burgim.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, 297 persona janë dënuar me burgim për krime si: kryengritje, trazira publike, sulme dhe grabitje. Një numri të vogël personash u është ofruar mundësia e punës për komunitetin.

Mijëra kubanë morën pjesë në protesta në të gjithë ishullin e drejtuar nga komunistët, duke brohoritur për “liri”. Protestat, më të mëdhatë në dekada, erdhën mes një krize të rëndë ekonomike. Protestuesit shprehën zemërimin për rritjen e çmimeve dhe mungesën e ushqimit dhe ilaçeve.

Organizimet e paautorizuara publike janë joligjore në Kubë, dhe si rrjedhojë janë arrestuar më shumë se 1 mijë njerëz.

Në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale në atë periudhë, është parë që forcat e sigurisë kanë rrahur dhe kanë hedhur sprej piperi ndaj protestuesve./UBTNews/

Exit mobile version